Mertesacker fton Podolskin në Arsenal

Mbrojtësi i Arsenalit, Per Mertesacker e ka ftuar bashkëkombësin e tij, Lucas Podolski në Londër. Ish futbollisti i Werder Bremenit, i cili momentalisht është i lënduar, ka treguar se ka biseduar me sulmuesin aktual të Kolnit.
“E kam marrë një mesazh nga Lucas, i cili është mjaft i interesuar për Arsenalin. Unë i jam përgjigjur se këtu do të përshtatej mirë. Sipas meje, ai mund të arrijë në Londër”, theksoi përfaqësuesi gjerman.
Ish futbollisti i Bayern Munichut pritet të largohet gjatë kësaj vere nga Gjermania. E ardhmja e tij mund të jetë e lidhur më Anglinë ose Italinë.