Gratë e burgosura shprehin prirjet e tyre

Të paktën për një ditë, jetët e kyçura të grave në burgun 325 kanë marrë të tjera ngjyra jete. Jo thjesht një ndëshkim për atë që kanë bërë por edhe një mundësi që të shprehin prirjet e tyre në fusha të ndryshme edhe brenda katër mureve të izolimit.
Shumë prej tyre kanë shfrytëzuar këtë kohë për tu aftësuar në mësimin e gjuhëve të huaja, kuzhinë, kompjuter, duke e kthyer burgun në një mundësi për jetën që do vijë më pas jashtë.
Ka qenë iniciativë e vetë drejtorisë së burgut që gjeti iniciativën e grave për tu bërë pjesë e këtyre kurseve profesionale për tu aftësuar më tej për jetën. Në fund janë shpërndarë edhe certifikata për punët më të mira.