E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lëvizja "Shqipëria e Re" promovon Shqipërinë në Gjermani

Kryetari i Lëvizjes "Shqipëria e Re" Edmond Vlashaj në vazhdimësi të turit "Welcome to Albania, bëji nder vendit tënd, fto në Shqipëri sa më shumë vizitor” ka zhvilluar një sëre vizitash në Gjermani për të pormovuar vlerat turistike të vendit. Kjo Levizje në këtë tur synon jo vetëm të paraqesë një tablo të turizmit në Shqipëri, por edhe shpalos projektet për hapjen e një shkolle shqipe në Gjermani për emigrantët atje.
 

Ndërsa nga ana e tij Jan Petter Nissen bëri një paraqitje të historikut referuar zhvillimit të industrisë, rrugëve dhe qëdrave shëndetësore e shkollave në Gjermani. Nissen tha se lëvizja "Shqipëria e Re" vë në jetë projekte të rëndësishme, si kontakti i studentëve me biznesin dhe kompanitë më të mira në Gjermani për të marrë nga ata eksperiencat më të favorshme.
 

Vizita e drejtuesit dhe anëtarëve të kësaj lëvizje kanë vijuar me takimet me diasporën shqiptare në Zvicër dhe Gjermani. Synimi i takimeve ishte për të nxitur emigrantët të bëhën promotor të turzimit në kuadër edhe të 100 vjetorit të Shqipërisë.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›