Trajkoviq: Elitat politike po i izolojne dy popujt
Albana Isufi
Politikania serbe, Rada Trajkoviq, fajeson si shqiptaret ashtu edhe serbet, per moskapercimin e dallimeve dhe pajtimin e plote. Megjithate, Trajkoviq me se shumti i fajeson elitat politike per, sic thote, izolimin e te dy popujve. Komentet e Rada Trajkoviqit vijne pas publikimit te nje raporti te UNDP-se, i cili thekson se raportet shqiptaro-serbe vazhdojne te jene te tensionuara. "Une di ta them nje gje shume te rende dhe mund te kete shume te tille qe me akuzojne. Me duket se edhe ne nuk kemi perceptim te qarte se cka nenkupton demokracia. Jemi mesuar paksa qe ne hapesiren e Kosoves duhet te qeverisim dhe jo te bejme marreveshje me shumicen. Te serbet ende ekziston ajo sindroma, qe ata duhet te jene kryesoret dhe se shqiptaret duhet ta degjojne ate qe ne e themi, pa marre parasysh gjendjen faktike ne terren", thote Rada Trajkoviq duke shtuar se serbet duhet te lirohen sa me pare nga kjo sindrome.
Por, cila eshte arsyeja e tensioneve nderetnike edhe 10 vjet pas luftes? Sipas raportit te UNDP-se, mendimet ndryshojne. Per shqiptaret, arsyeja qendron te ndikimi i Beogradit dhe mungesa e gatishmerise se serbeve qe te integrohen ne shoqerine e Kosoves, ndersa per serbet - perpjekjet e pamjaftueshme te shqiptareve ne kuptim te integrimit te serbeve dhe sjellja e lidereve shqiptare.
Rada Trajkoviq akuzon politikanet ne pushtet. "Elita politike po i izolon te dyja palet, edhe shqiptaret edhe serbet, ndersa, ne anen tjeter, mendoj se edhe mediat nuk bejne asgje qe do te ishte si promovim i gjerave te mira, qe bejme per njeri-tjetrin. Ne terren ka te tilla gjera, sepse gjithnje e me pak po ka konflikte mes shqiptareve dhe serbeve, cdo here e me teper ka tolerance. Ndryshe, shqiptaret dhe serbet kurre s'kane pasur urrejtje ndaj njeri-tjetrit, gjithnje kemi jetuar prane njeri-tjetrit", shprehet Rada Trajkoviq.
Ne anen tjeter, institucionet e Kosoves thone se dialogu shqiptaro-serb po thellohet. Nje nder arsyet permendin hapat e marra nga institucionet, sic eshte krijimi i Keshillit Konsultativ per Komunitete. Njeri nga anetaret e ketij Keshilli, Xhafer Tahiri, thote se edhe pjesemarrja e serbeve ne zgjedhjet lokale te 15 nentorit, pjeserisht eshte merite e ketij keshilli. "Mund te them se Keshilli po vazhdon te luaje rol te madh ne kete debat, ne rritjen e besimit te pjesetareve serbe ne institucionet e Kosoves. Pjesemarrja e tyre ne numer me te madh ne zgjedhje eshte rezultat, qe mund te vije edhe nga Keshilli, pasi qe ish-kryetari i Keshillit per Komunitetet tash eshte kryetar i Gracanices dhe une mendoj se afirmimi i tij ka ardhur si rezultat i punes ne Keshillin per komunitete", thekson Tahiri.
Raportet politike mes shqiptareve dhe serbeve vazhdojne te kene tensione te herepashershme, sidomos me serbet e pjeses veriore te Mitrovices. Por, cilat jane raportet jashte politikes? Sipas UNDP-se, edhe ato nuk qendrojne shume mire. Jane vetem 29 per qind e serbeve te anketuar nga UNDP-ja, qe do te pranonin te punonin me shqiptaret. Ndersa, perqindja e shqiptareve qe do punonin me serbet shkon ne 46. Rada Trajkoviq thote se per te nisur cfaredo dialogu shqiptaro-serb, duhet se pari te sqarohet, nese te dy palet jane te gatshme te jetojne prane njera-tjetres.