Grate e shquara shqiptare ne syrin e Edi Shukriut
Shtatedhjete rrefime te grave qe kane lene gjurme ne historine e kulturen shqiptare ajo i ka bere bashke ne nje liber. Gra te shquara shqiptare ka rene tashme edhe ne duart e lexuesve malazez. Libri i arkeologes e shkrimtares Edi Shukriu i perkthyer ne gjuhenMalazeze eshte promovuar gjate ditesse djeshme ne Biblioteken Kombetare e Universitare te Kosoves. Eminentne Albanke eshte botuar nga shtepia botuese Plima nga Mali i Zi. Ne origjinal ky liber ka pasur dy botime. Botimin e pare ne vitin 2000 ndersa te dytin me 2003. Gra te shquara shqiptare permban figurat qe kane kontribuar ne fushen e shkences edukimit histories e kultures. Ne te gjenden rrefime per Kleopatren Olimpian Eugjeni Thanasin Nexhmije Pagarushen e shume te tjera . Jane pikerisht keto figura qe flasin ne faqet e ketij libri. Me rastin e promovimit te librit ne gjuhen malazez autorja Edi Shukriu ka thene se per perzgjedhjen e grave eshte bazuar ne dy kritere. I pari ka qene kontributi i madh ndersa i dyti eshte se kam perfshire vetem gra mbi moshen 70- vjecare ka thene Shukriu. Sipas saj Gra te shquara shqiptare ka vetem nje mision. Ky liber na sherben te njohim vetveten dhe do tu sherbeje edhe lexuesve nga Ulqini te njihen me kontributin e grave shqiptare ka shtuar ajo. Poeti e kritiku Basri Capriqi ka thene se kontributet e femrave shqiptare jane shtrire ne dekada. E ne kete liber tregohet kontributi qe i jep krejt rajonit gruaja shqiptare ka thene ai.