Gratë humbasin 1.5 orë gjumë në natë nga gërhitjet e burrave
Gërhitja është një problem i vërtetë në një marrëdhënie- këtë e dinë shumë mirë gratë. Një studim i British Lung Foundation ka gjetur se 39 përqind e të rriturve humbasin 1.5 orë gjumë në natë për shkak se partneri gërhet. Bëhet fjalë për 574 orë ose rreth 23 ditë në vit.
Çdo një në dy burra gërhet natën. Sipas studimit, gratë ua nxjerrin gjumit burrave që gërhasin në 1 të katërtën e rasteve. Zhurma e gërhitjes është rreth 90 decibel, mjaft e rëndë për veshët sidomos në qetësinë e natës.