Monika Beluçi: Në Itali ekziston ende miti i virgjërisë
Monika Beluçi është një nga femrat më seksi në botë dhe ndër më të njohurat femra italiane, për shkak të bukurisë së saj. Së fundmi, ajo ka pozuar për kopertinën e revistës franceze Elle, në të cilën duket shumë seksi, edhe pse tashmë 47 vjeç. Por, ajo që ka tërhequr më shumë vëmëndje, ka qenë një deklaratë e saj. Sipas Beluçit, virgjëria në shumë qytete italiane është ende një mit. Për një femër si Beluçi, e cila ka pasur një sërë lidhjesh, virgjëria nuk është një vlerë. Por, në Itali, për fat ende mendojnë se virgjëria është një vlerë.