Një puthje mes dhunës dhe përleshjes
Një foto unike e shkrepur në Vankuver: një puthje mes dhunës dhe përleshjes pas finales së Stanley Cup për hockey. Tifozët e zhgënjyer të Vankuverit, të zhgënjyer nga humbja me Bostonin, filluan përleshjet me tifozët e tyre kundërshtarë, ndërsa dogjën makina, thyen dyqane etj, aq sa policia ndërhyri dhunshëm, duke përdorur gaz lotësjellës. Por, në mes të kësaj rrëmuje, dy persona të shtrirë përdhe, kanë gjetur kohë që të puthen me njëri-tjeterin. Foto e shkrepur nga Richard Lam ka bërë xhiron e botës dhe është publikuar kudo. Dy personazhet nuk dihen se kush janë dhe nëse ishin të dashur apo u takuan rastësisht gjatë trazirave.