Berisha: Aplikimi, morem pelqimin e BE
Aplikimi i Shqiperise per vend kandidat per anetar i Bashkimit Evropian, u be me konsensus te plote me kryesine e radhes se BE-se, e cila e ndermori hapin pas pelqimit te vendeve anetare, me faktoret kryesore evropiane, me Komisionin Evropian. Pohimin e beri dje nga Polonia, Kryeministri Sali Berisha, i cili ndodhet ne Varshave. Ai po merr pjese ne Kongresin e jashtezakonshem te Partive Popullore Evropiane i cili po ndalet dhe ne krizen ekonomike qe ka perfshire boten.
Ne kryeqytetin plak, Berisha i eshte pergjigjur interesimit te mediave mbi paraqitjen prej tij te kerkeses se Shqiperise per aplikimin si vend kandidat per ne BE, vetem nje dite me pare, ne Prage. Ne te vertete, ka pasur mjaft reagime jo vetem nga politika, por edhe nga media, per aplikimin e statusit te vendit kandidat. Per kete, u kerkua komenti i kryeministrit, i cili vleresoi se 28 prilli 2009, do te mbetet nje nder ditet me te rendesishme ne historine e integrimit te Shqiperise ne Bashkimin Evropian. "Prilli ishte nje muaj historik per shqiptaret", - deklaroi Berisha duke cituar me tej pohimin e bere pardje ne Pragen, nga zv/Presidenti i Senatit cek: "Dy ngjarjet e medha te prillit per Shqiperine jane rast i pashembullt per ndonje vend tjeter, qe ndodhen ne nje hark kohor 24 ditor: anetaresimi ne NATO dhe aplikimi per vendin kandidat per anetaresimin ne BE".
Menjehere me pas, kryeministri theksoi se ky aplikim u be me konsensus te plote me kryesine e radhes se BE-se, e cila hapin e ndermori pas pelqimit te vendeve anetare, me faktoret kryesore evropiane, me Komisionin Evropian. "Pra, une mendoj se kjo arritje perben vertet nje arritje historike per shqiptaret. Jehona eshte jashtezakonisht pozitive. Te gjitha agjencite e medha te botes, mediat me prestigjioze evropiane, kane dhene fuqishem lajmin dhe kane mirepritur Shqiperine. Dhe pas 4 prillit, Shqiperia i jep botes mesazhin e dyte te madh pozitiv, lajmin e dyte te madh, te mire".
Nderkohe, Berisha ka hedhur poshte dyshimet se hapi i hedhur ne Prage, ishte elektoral. "Mendoj se ka qene nje hap programatik, i bere ne perputhje te plote me programin e kesaj mazhorance. Por, te mendoj se 27 vendet anetare te Bashkimit Europian u angazhuan ne fushate elektorale me Sali Berishen, kjo do te me dukej teper. Nuk e mohoj se jane te shumte interlokutoret qe shprehin qartazi deshiren e vazhdimit te dialogut me Berishen, por nuk mund te interpretohet dita e djeshme si nje hap elektoral", - ka pohuar kryeministri.
Nderkohe, duke folur ne Kongresin e Partive Popullore Evropiane, Berisha mbajti mbreme nje fjale ne punimet e panelit te organizuar nga Qendra per Studime Evropiane, me tematike; potencialet dhe perspektiva ekonomike e sektorit te energjise. Kryeministri foli per vizionin e qeverise shqiptare per projektet rajonale te fushen e energjise. Ai demonstroi dhe synimin e qeverise per ta kthyer vendin ne nje superfuqi te vogel energjetike ne rajon, duke shfrytezuar keto potenciale dhe pozicionin gjeografik te Shqiperise.