Dade: Jo spekulime me aplikimin
Denis Dedej
Momenti i shumepritur i aplikimit ne BE, eshte karakterizuar njekohesisht me debate dhe akuza politike. Keshtu mund te cilesohet dorezimi i kerkeses per marrjen e statusit te vendit kandidat ne Bashkimin Evropian, nga kryeministri i Shqiperise Sali Berisha. Aplikimi vetem dy muaj perpara zgjedhjeve te pergjithshme parlamentare te 28 qershorit, ka hasur me kritikat e Partise Socialiste, duke e konsideruar si nje spekulim elektoral. Nepermjet nje deklarate per shtyp, deputetja e selise roze, Arta Dade, deklaroi dje se Sali Berisha dorezoi dy dite me pare ne Prage, kontributin dhe angazhimin afatgjate te Partise Socialiste, duke bere shfaqjen e radhes me kerkesen qe Shqiperia te marre statusin e vendit kandidat. "Ky aplikim eshte nje akt, qe nuk ka se si te lere vend per spekulime elektorale dhe aq me pak, te interpretohet se i shton kreditet qeverise se deshtuar te Sali Berishes", theksoi Dade. Per sa i perket kontributit te partise me te madhe ne opozite, vete kryeministri Berisha, ka falenderuar kete parti si dhe partite e tjera opozitare, per ndihmen dhe kontributin qe kane dhene per hartimin dhe miratimin e reformave ne vend. Krahas kesaj deklarate, socialistet pervec faktit qe mendojne se ky aplikim behet per arsye elektorale, gjithashtu deklarojne se ky hap duhet te ishte bere kohe me pare. Sipas tyre, grupi parlamentar socialist dhe selia roze, kane kerkuar qe prej muajit shtator qe te behet aplikimi per statusin e vendit kandidat ne Bashkimin Evropian. Kjo vonese sipas socialisteve lidhet drejtperdrejt me perdorimin e ketij hapi per shkaqe elektorale. "Sepse eshte e qarte per opinionin vendas dhe te huaj, qe personalisht Sali Berisha ka qene dhe mbetet shkaktari kryesor i vonesave ne rrugen e integrimit evropian, qe prej zgjedhjeve te '96-s", nenvizoi zyrtarja e larte e Partise Socialiste, Arta Dade. Nje tjeter ceshtje shume e lidhur me pranimin e statusit kandidat, ka te beje me zhvillimin e zgjedhjeve te lira dhe te ndershme, si e bazuar mbi standardet evropiane. "Perfaqesuesit e Bashkimit Evropian edhe njehere dy dite me pare, riperseriten kushtet qe Shqiperia te avancoje ne axhenden e saj evropiane; zgjedhjet te lira, te ndershme dhe demokratike, thellimin e reformave politike dhe ekonomike, mjedis te favorshem per biznesin", solli ne vemendje sekretarja per Marredheniet Nderkombetare ne seline roze, Dade. Sigurisht, sipas saj, Sali Berisha as nuk i ka permbushur dhe as nuk do te kete shansin t'i vonoje reformat e tjera. Ajo theksoi, se kreut te ekzekutivit i ka mbetur vetem mundesia e organizimit te zgjedhjeve konform standardeve, qe te largohet nga pushteti pa demtuar me tej imazhin e vendit dhe procesin e integrimit ne Bashkimin Evropian. "Kerkesa do te nise te shqyrtohet, vetem nese Shqiperia ploteson kushtin per zgjedhje te lira dhe te ndershme, sepse ky shqyrtim behet sipas standardeve te Komisionit Evropian dhe jo sipas standardeve te Berishes", perfundoi reagimin mbi aplikimin e Shqiperise per statusin e vendit kandidat, Arta Dade. Nga ana tjeter, kreu i mazhorances, Sali Berisha, ka deklaruar se po ben te gjitha perpjekjet qe sfida e zgjedhjeve te dale me sukses, duke premtuar standardet e shumekerkuara dhe shumedeshiruara nga nderkombetaret.
TESTI
Nderkombetaret i kane cilesuar zgjedhjet e pergjithshme parlamentare te 28 qershorit, si nje test per integrimin e Shqiperise ne strukturat e Bashkimit Evropian. Nderkaq pritet ardhja e vezhguesve te shumte, per diten e zhvillimit te zgjedhjeve.