Grate ne protesta kunder Berluskoni

Në protesta morën pjesë personalitete të fushave të ndryshme, që e konsiderojnë sjelljen e Berluskonit si cënim të rëndë të dinjitetit femëror në qytetet e Romës, Barit, Napolit, Triestes e Venecias.
Protesta janë paralajmëruar nga Bostoni deri në Athinë për të treguar revoltën e grave kundër Berluskonit. Të organizuar përmes peticioneve online me thirrje për të mbrojtur dinjitetin femëror, marshimet vijnë pas disa protestave kundër kryeministrit italian që mund të përbalet me drejtësinë.
Ndërsa presidenti i vendit Giorgio Napolitano, tha se situata e tensionuar në vend, mund të provokoje edhe zgjedhje të parakohëshme.
Prokurorët në Milano kërkuan nxjerrjen para gjyqit të Silvio Berluskonit duke e akuzuar për marrëdhënie seksuale me një prostitutë dhe për përdorim të pushtetit për t’i kërkuar policisë lirimin e saj, kur ishte implikuar në një tjetër ccështje.
Gjykatësit po shqyrtojnë nëse ka prova dhe fakte të mjaftueshme për të nisur një procces gjyqësor kundër kryeministrit italian. Nëse shpallet fajtor, Berluskoni mund të dënohet me 15 vjet burg.