Thirrje për protesta të reja në Algjeri

Organizatorët e protestës e cila të shtunën nxorri mijëra algjerianë në rrugët e kryeqytetit, kanë bërë thirrje për një tubim tjetër gjatë javës.
Qendra Bashkërenduese për Ndryshime Demokratike në Algjeri, një grup i cili tubon aktivistë të të drejtave të njeriut, sindikalistë, avokatë dhe të tjerë, ka bërë thirrje që demonstratat në 19 shkurt të mbahen në gjithë vendin.
Organizatorët thanë se të shtunën në protestë morën pjesë rreth 10 mijë persona, ndërsa zyrtarët vlerësuan se ishin 1.500 persona.
Shumica e protestuesve mbanin parrulla me mbishkrime për largimin e presidentit Abdelaziz Butefika.