E Diel, 1 Nëntor 2026

Gratë për Gratë në Gjirokastër. Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli përcjell mesazhe për promovim të gruas në vendimarrje, për kujdes shëndetësor të nënës dhe fëmijës, si edhe për luftën kundër dhunës në familje.

  Gratë gjirokastrite i rezervuan një pritje sa të ngrohtë dhe madhështore Kryetares së Kuvendit Jozefina Topalli, e cila bëri pjesë të turit të saj Gratë për Gratë qytetin historik të Gjirokastrës. Takimi,  me të gjitha ngjyrat e një ngjarjeje të veçantë,  në Odeonin e Qendrës Historike  të Qytetit, me prezencën  e grave të profesioneve të ndryshme edhe të përfaqësuesve nga komunitete minoritare që jetojnë në këtë zonë, u fokusua në shkëmbimin e mesazheve për promovim të gruas në vendimmarrje, për kujdes shëndetësor të nënës dhe fëmijës si edhe luftën kundër dhunës në familje. Jam shumë e lumtur që jam sot në Gjirokastër, në qytetin  e jashtëzakonshëm me traditë kulturore e unike në të gjithë vendin, në qytetin e gjuhëtarit, Eqerem Cabej, shkrimtarit të madh Ismail Kadare e intelektuales Mysine Kokolari, në qytetin  e një plejade të shquar intelektuale dhe që gjej një prani kaq të  madhe e të mrekullueshme zonjash fisnike që i janë përgjigjur ftesës për tu bashkuar në  fushatën tonë promovuese të vlerave e kujdesit ndaj gruas- u shpreh zonja Jozefina Topalli në fillim të fjalës së saj. Në përshëndetjet e saj kirurgia  Anila Manga tha se ne, mjeket në kontakt të përditshëm me këto probleme kemi ndjerë si defiçit në rezultatet e punës sonë, mungesën e kulturës së duhur shëndetësore, ndonjëherë edhe padijen e gjinisë sonë për të parandaluar me anë të ekzaminimeve, sëmundjet kancerogjene, ndaj ju mbështesim më shumë se askush tjetër në fushatën tuaj sensibilueze që po krijon një kulturë të re shëndetësore ndër gratë. Duke i uruar mirëseardhjen,  përfaqësuesja e komunitetit minoritar grek në Gjirokastër, Mariana Koxhioni, tha se   ne jemi një komunitet që jeton në miqësi të plotë, në dashuri e mirëkuptim. Unë jam një mësuese në shkollën publike, ku fëmijët e minoritetit grek të Gjirokastrës mësojnë në gjuhën e tyre amtare. Unë jam e lumtur që u mësoj atyre në  gjuhën  e tyre greke dhe u mëkoj dashuri për vendlindjen e tyre, Shqipërinë.
Në përshëndetjen e saj Lavdie Hadëri, e zgjedhur lokale tha seNë këtë epokë të zhvillimesh e promovimesh të zonjave, në këtë epokë ku zonja si Angela Merkel, Hillari Klinton  sfidojnë me sukses, ne ndjehemi krenare të kemi modelin tonë të gruas në lidership, ne ndjehemi mirë të themi se edhe ne kemi , Jozefinën tonë . Unë shpresoj  që ky takim i yni sot të shërbejë si një start i mirë , për të gjitha zonjat, si për koleget e mia në Universitetin Eqerem Cabej ashtu edhe për mjeket, ekonomistet, arsimtaret e inxhinieret për të pranuar  me dinjitet sfidën e garës, për tju përgjigjur ftesës suaj për tu angazhuar në politikë, e pse jo për të fituar, ne së bashku mund tia dalim mbanë,  tha në përshëndetjen e saj pedagogia Etleva Hysaj.
         
 

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›