Grate rome ne pozite te veshtire

Disa nga dukurite negative per grate dhe vajzat rome jane martesat e tyre qysh ne moshe te vogel dhuna dhe pabarazia ne familje trafikimi i tyre per qellime perftimi niveli i larte i papunesise mungesa e strehimit etj.
Naile Hyseni 50 vjec eshte nene e 5 femijeve. Ajo prej 6 vitesh shet veshje ne nje treg te hapur ne qytetin e Tiranes. Nailja eshte perfaqesuese e komunitetit rom dhe thote se ka refuzuar te shkoje ne veprimtarite qe zhvillohen ne diten nderkombetare te grave. Ajo thote per DW se nuk i pelqejne as festat me muzike e valle te grave dhe vajzave neper lokale por as protestat qe organizohen nga partite politike per mbrojtjen e te drejtave te grave. Nuk me pelqejne keto gjera. Me mire te ngrihemi per papunesine qe ne dalim ketu dhe nuk fitojme gje.Tatimet i paguajme por nuk fitojme asgje. Gjendja ekonomike eshte pertoke fare. Femijet tane po mbeten analfabete. Shume thuhet per ne romet por pak eshte bere ne realitet.
Shifrat zyrtare flasin per nje komunitet me afer 80 mije rome ne Shqiperi. Nderkohe qe vete aktivistet e shoqatave qe mbrojne te drejtat e tyre japin nje shifer prej rreth 130 mije vetesh. Regjistrimi i popullates qe pritet te realizohet brenda vitit 2011 do te jape nje pasqyre me realiste te numrit dhe perhapjes se tyre ne territorin e vendit.
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Shitesja Naile Hyseni duke folur per Deutsche Wellen
Gjendje e mjeruar e gruas rome
Meleqe Rrenja eshte nje prej aktivisteve me te njohura te komunitetit rom. Ajo ka punuar prej 4 dekadave si mesuese dhe tani drejton nje organizate joqeveritare ne Tirane quajtur Gruaja rome e se nesermes. Meleqja shprehet se per gjithe komunitetin ka probleme te shumta sociale dhe ekonomike por per grate dhe vajzat ato behen dhe me te mprehta. Per hir te mosvemendjes shoqerore te mentalitetit dhe tradites familjare pozita e tyre eshte shume rrenuar thote Meleqe Rrenja per DW-ne duke numeruar disa nga aspektet me negative. Martesa ne mituri dhuna ne familje jobarazia ne familje trafikimi i grave dhe femijeve por problem tjeter eshte papunesia mostrehimi etj. Nje nga problemet serioze eshte martesa ne mituri. Pikerisht keto martesa jane pika strategjike mendoj qe fillon shthurrja e familjes. Nese martohet nje vajze 12 vjece atehere nuk mund te mendohet se ajo mund te mirerise nje femije a ta edukoje ate kur ajo vete nuk eshte e edukuar dhe e shkolluar.
Me ndihmen e fondacionit SOROS dhe disa donatoreve te tjere organizata qe drejton Meleqe Rrenja ka nisur te eksperimentoje funksionimin e nje kopshti per vajzat rome. Ajo ka krijuar grupin e pare te perbere nga 15 vajza jane thuajse te gjitha ne moshen 5 vjecare. Me programin parashkollor punen me tekste te specializuara por dhe nepermjet lojrave dhe aktiviteteve argetuese synohet qe ky kontigjent te behet i gatshem per ciklin shkollor 9 vjecar te detyrueshem sipas ligjit ne Shqiperi. Organizata ka dhe nje kooperim te ngushte me shkollen 9 vjecare Bajram Curri ne Tirane ku rreth 40 perqind e nxenesve jane nga komuniteti rom dhe ai egjiptian.
Arsimi rrugedalje nga mjerimi
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Meleqe Rrenja aktiviste e komunitetit rom
Aktivistet e organizates Gruaja rome e se nesermes e shikojne angazhimin me keta femije si nje garanci qe ata do te vijojne te sigurte dhe ne menyre te panderprere shkollen si dhe duke bindur njekohesisht dhe prinderit se kjo eshte rrugezgjidhja me e mire per perspektiven e tyre.
Krahas kesaj ne punojme me te gjitha nenat rome por punojme fort dhe me komunitetin rrethues i cili ndikon negatisht ne ecurine e ketyre vajzave. Pra po nuk punove ne rradhe te pare me prindin nuk arrin dot tek femija. Nuk eshte pune ajo kur ti punon ne menyre te njeanshme vetem me femijet ose vetem me prinderit. Kete mbeshtje do tua japim deri ne klasen e 9-te do te studjojne aty do ti edukojme dhe nuk do ti leme tu nderpritet shkollimi. Kjo per mua eshte nje gje shume pozitive.
Organizata joqeveritare Gruaja rome e se nesermes ka ne fokus dhe parandalimin dhe mbrojtjen e femrave qe behen viktima te dhunes ne familje. Duke punuar me komunitetin duke qendruar prane grave dhe vajzave qe ne menyre te padrejte dhunohen nga bashkeshortet ose prinderit duke ju dhene keshilla ligjore dhe duke i orientuar ne procesin e denoncimit ne polici te ketyre rasteve te renda qe shkelin te drejtat dhe lirite e tyre dhe percmojne figuren e tyre ne familje e shoqeri thote per DW Meleqe Rrenja.
Autor Arben Muka
Redaktoi Angjelina Verbica