fare duhet festa e gruas 365 dite ne vit mund te protestosh kunder diskriminimit

Ato donin te ndryshonin raportet grate te cilat ne 19 mars 1911 per here te pare protestuan me Klara Zetkinin ne rruget e Berlinit. Ato kerkonin paqe permiresim te situates sociale te grave dhe te drejten demokratike te votes. Kohet e fundit gra me kerkesa te njejta kane dale kudo neper rruge me Tunis dhe Kajro per shembull ne Nordkivu dhe Rome. Kerkesat e tyre kushte me te mira jetese demokraci dhe te drejta humanitare perfundim i dhunes seksuale dhe luftes ne Kongo qendrese ndaj imazhit te seksualizuar te gruas te kryeministrit italian Silvio Berlusconi. Megjithate ato nuk e bejne kete ne diten nderkombetare te gruas por atehere kur eshte e nevojshme.
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Ulrike Mast-Kirschning
Ashtu si lidhja e juristeve ne Gjermani e cila prej muajsh proteston ne asamblete e aksionereve kunder raporteve dominuese t meshkujve ne kompanite e kuotuara ne burse. Duhet me ne fund te ndryshoje dicka ne raundet vendimmarrese ku burrat ne pjesen me te madhe te rasteve jane mes tyre. Te pakten 30 per qind gra duhet te jene ne postet drejtuese ekzekutive dhe keshillat mbikqyres. Nje e drejte e grave dhe nje detyrim i shtetit. Kjo eshte e domosdoshme ne menyre qe te kete edhe me shume ndryshime ne rituale ne vendime ne kushtet e punes per nenat dhe baballaret ne modelet diskriminuese me rrenje te thella per rolin e burrit dhe gruas ne shoqeri. Madje edhe shume konsulente firmash perkrahin nderkohe nje kuote te detyrueshme per perfaqesimin e grave ne drejtim pasi pervoja tregon se ekipet e perziera me gra dhe burra me te drejta te barabarta jane ne shumicen e rasteve te sukseshme.
Nuk nevojiten fjalime festive por permiresime te verteta
Grave nuk u nevojiten aspak fjalime ditesh festash dhe gjeste boshe. Dita e gruas nuk duhet per kete. Ajo cka duhet eshte angazhimi i ndershem dhe serioz per ti dhene fund diskriminimeve qofshin ato te drejperdrejta apo strukturore.
8 Marsi mund te jete nje dite per terheqjen e vemendjes mediatike. Me e rendesishme do te ishte te tregohehin mangesite e qeverive dhe kompanive ne 364 ditet e tjera te vitit. Le ta heqim diten nderkombetare te gruas derisa te kemi vertet dicka per te festuar.
Autor Ulrike Mast-Kirschning
Redaktoi Angjelina Verbica
Angelina Verbica