E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gratë socialiste protestojnë para kryeministrisë

Ka nisur protesta e grave socialite para kryeministrisë kundër trajtimit që i bëhet femrës nga qeveria dhe mbi të gjitha nga kryeministri Sali Berisha.
 

Në fjalën e saj deputetja e PS-së Shegushe Ligori theksoi se sot do të protestohet për të gjitha gratë të cilat kërkojnë largimin e qeverisë.
 

“Vetëm në regjimet diktatoriale festohet. Sot ne jemi këtu për të gjitha gratë që kërkojnë largimin e qeverisë, për gatë që kërkojnë një jetë më të mirë” theksoi Ligori.
 

Ndërsa deputetja e PS-së Mimi Kodheli theksoi se sot gratë socialiste kërkojnë largimin e kësaj qeverie të korruptuar.
“Ne jemi sot këtu t`i themi jo kësaj qeverisje, jo dënimit që kemi nga kjo qeverisje, për më shumë shkolla, më shumë punë, një qeverisje pa korrupsion, pa dhunë që do të na mundësojë një jetë më të mirë që ne kërkojmë” theksoi Kodheli.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›