E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rikthehet në detyrë konsulli grek në Korçë

Prania e kosnullt grek në Korçë ka ngjallur dyshime për rikthimin e tij në detyrë, por burime të sigurta nga ministra e jashtme bëjnë me dije se qeveria greke ka dhënë garanci se Theodhorus Ikonomus është tërhuqur nga Athina zyrtare dhe do të qëndrojë në Korçë deri sa të mbarojë mandati i tij. Mandati i konsullit grek Theodhirus Ikonomus mësohet se është deri më datë 23 mars, ndërsa më vonë ai pritet të largohet përfundimisht nga detyra. Konsulli grek u thirr pak kohë më parë në Athinë nga ministria e jashtme, ndërsa vendimi për largimin nga detyra ka ardhur pas thirrjeve që ka bërë Ikonomus për ndryshimin e kombësisë dhe quajtjen e zonës së Korçës si Vorio Epir. Vendimi ka ardhur pas kontakteve që ministri i Jashtëm Haxhinasto ka pasur me ambasadorin grek në Tiranë. Nderkohë nga Partia Demokratike Gazmend Oketa ka kërkuar shpalljen “non-grata” të konsullit. Sipas mediave greke në Greqi Ministria e Jashtme e tërhoqi Konsullin e Përgjithshëm grek në Korçë disa muaj para përfundimit të mandatit të tij në krye të konsullates greke në Korçë. Ikonomus në 20 vjetorin e themelimit të Omonias në Korçë ka lëshuar thirrje anit-shqiptare ndërsa u ka kërkuar minoritareve të mos i tremben procesit të regjistrimit të popullsisë. Ai ka theksuar se ekzistojnë grekë në Korçë, ndërsa vllehët janë grekë, duke shtuar po ashtu se beteja vazhdon me regjistimin e popuillsisë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›