E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gratë të përfshihen më shumë në vendimmarrje

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Ramë Buja, mori pjesë në promovimin publik të Projektit "Përfshirja e Vetëdijesimit Gjinor në Kulturën e Popullarizuar".Ai prezantoi të dhënat për kontributin e MAShT- it në këtë fushë.

“Mekanizmat institucionalë së bashku me shoqërinë civile po punojnë në rritjen e vetëdijes së shoqërisë për barazinë gjinore dhe aspektet që bien ndesh me mundësitë e barabarta dhe trajtimin e barabartë, bazuar në të drejtat e njeriut“, tha ministri, ndërsa theksoi se barazia gjinore tani është pjesë e të gjitha politikave dhe strategjive të MAShT-it dhe që nga viti 2005 është e themeluar edhe Njësia për të Drejtat e Njeriut.

Rreth rëndësisë së vetëdijesimit gjinor folën edhe Gaby Hagmulles nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë dhe Luljeta Vuniqi nga Qendra Kosovare për Studime Gjinore.

Në këtë promovim publik u prezantuan edhe rezultatet rezultatet e dala nga hulumtimi “Përhapja e dhunës në lidhjet adoleshente”, me moton "Bonu cool - mos bjer shpullë".

Ky projekt financohet nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, ndërsa do të implementohet nga Qendra Kosovare për Studime Gjinore./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›