Rita, lë pas tregimin Kardashian

Rita Ora, pa dyshim është duke u përpjekur që të harrojë dramën e javës së kaluar, pasi sot ka hedhur në treg biletat për turneun e saj britanik, që do të mbahet në vitin e ardhshëm.
Ka qenë një javë e rëndë për këngëtaren e "Shine' Ya light", e cila ishte në qendër të një skandali, pasi ish i dashuri i saj Rob Kardashian, e akuzojë atë për mashtrim me 20 meshkuj.
Me gjithë këtë dramë në jetën personale, askush nuk mund të fajësojë Ritën që dëshiron të zhvendos vëmendjen në karrierën e saj muzikore.
Rita, 22 vjeç, do të fillojë turneun e saj të parë në Mbretërinë e Bashkuar në muajin më 28 janar në Manchester , para se të shkojnë në Newcastle, Glasgow, Sheffield, Cardiff, Londër dhe Bournemouth.Ora do të përfundojë turneun më 9 shkurt në Akademinë O2 në Birmingham.
Pavarësisht ndarjes së saj nga Rob, Rita ka pasur një vit jashtëzakonisht i suksesshëm me albumin e saj debutues "Ora", duke përfshirë hitet "How We Do (Party)" dhe "RIP". /Indeksonline/