FOTO LAJM: Nxin i tëri
Kaq të ngrysur nuk e kemi parë kryeministrin Sali Berisha që prej janarit të vitit të shkuar. Fotot e realizuara në takimin mes tij dhe kreut të opozitës tregojnë një të moshuar të nxirë dhe me mllef. Çka ndodhur? Opozita e ka detyruar të ulet në tryezë pasi kishte deklaruar se do e zgjidhte presidentin nga PD. Presioni ndërkombëtar bëri që ai të paktën të realizojë një gjë krejt normale, të takojë kreun e opozitës. Ndërsa Rama nuk e ka aspak problem të ftojë Berishën e ta takojë, e kundërta ndodh me Berishën, që në fakt kreun e opozitës e sheh si një armik. Gjithë tensioni që ka prodhuar politika shqiptare këto 20 vite vjen prej këtij njeriu. Largimi i tij do e lehtësojë ndjeshëm krejt skenën politike shqiptare, e cila tani i ngjan një kazani që vetëm zien. Dhe flakën poshtë e mban ndezur vetëm ai.


