Green Day kthehet me trilogji

Punk grupi amerikan, Green Day, ka publikuar singlin e parë “Oh Love”, nga albumi “iUno”, i cili do të duhej të dalë në shitje më 24 shtator.
Albumi “iUno” është albumi i parë i trilogjisë “iUno”, iDos” dhe “iTre”.
Në të vërtetë, grupi Green Day pritet që shumë shpejtë, mbase që në muajin nëntor, të publikojë edhe albumin tjetër ‘iDos”, ndërkohë që në janar të vitit të ardhshëm edhe të tretin, “iTre”, njoftoi portali NME.
Ndryshe, këta tre albume pasojnë albumin e tyre i fundit “21st Century Breakdown”.
Grupi Green Day aktualisht ndodhet në turne nëpër Evropë, në kuadër të së cilës do të mbajë tre koncerte në Gjermani, si dhe disa koncerte të tjera në Francë dhe Itali.