Modric, ideal për Realin

Ndihmës trajneri i Real Madridit, Aitor Karanka thotë se Luka Modric do të përshtateh perfekt në skuadrën madrilene, pas largimit eventual të Leite Kakas.
‘Los Blancos’ janë duke u munduar ta arrijnë marrëveshjen me Tottenhamin për mesfushorin kroat, por klubi anglez kërkon 50 milionë euro.
“Cili klub nuk do ta donte një lojtar si ai? Ai është futbollist me përvojë e kualitativ, dhe është e qartë që përshtatet si është më së miri në ekipin tonë”, theksoi Karanka.
Reali e mposhti 5:1 ekipin Oviedo, në ndeshjen e parë miqësore para-sezonale.