Po përgatitet "Zoolander 2"

Stiller, i cili në pjesën e parë të filmit aktori manekinin jo edhe aq inteligjent, Derek Zoolander, deklaroi se është i gëzuar që do të xhirohet vazhdimi i filmit, megjithëse nuk deshi të zbulonte asnjë detaj lidhur me përmbajtjen e tij.
Megjithëse, sipas tij, aktori Will Ferrell, i cili në pjesën e parë të filmit luajti rolin e Mugatu, do të jetë pjesë edhe e filmit të dytë.
"Skenari është pothuajse i gatshëm, por meqë të gjithë ne jemi ‘paksa shkurt me kohën’, vërtet nuk e di se kur do të ta përfundojmë atë dhe të nisim me xhirimin e filmit. Shpresoj që kjo të jetë së shpejti”, tha Stiller.
Ajo që dihet është se Justin Theoux sërish do të shfaqet në rolin e regjisorit.
Ndryshe, adhuruesit e Ben Stiller do të kenë rast që në fund të muajit gusht ta shohin atë në komedinë "The Watch".