Grekët: Fuck you Papandreu (VIDEO)
Share
Jorgo Papandreu, kryeministri i Greqisë, për momentin është një prej njerëzve më në vështirësi. Ai është vënë në qendër të kritikave nga të gjithë: nga ndërkombëtarët, për shkak të iniciativës për referendum, por dhe nga grekët, për shkak se nuk po i nxjerr dot nga kriza.
Për këtë arsye, pas protestave të shumta në rrugë, grekët kanë vendosur që të protestojnë edhe me këngë ndaj Papandreut, veçse një këngë me një tekst dhe me një titull jo shumë të këndshëm. Titulli i këngës është Fuck you Papandreu. Në këngë Papandreu akuzohet se dështoi të nxjerrë vendin nga kriza ashtu siç premtoi kur fitoi zgjedhjet e jashtëzakonshme të organizuara për shkak të krizës.