E Shtunë, 31 Tetor 2026

PD, e shqetësuar për fatin e Kongresit të PS-së. Rama: Për ku kështu moj e Kozmait

Share

Partia Demokratike, nëpërmjet zëdhënëses së saj, Albana Mustafaraj, ka reaguar e shqetësuar në lidhje me Kongresin që do të mbajë Partia Socialiste ditën e nesërme.

Sipas zëdhënëses së PD-së, qytetarët nuk duhet që të mashtrohen nga ky kongres, pasi ai ka për qëllim të fshehë humbjet e Edi Ramës.

Ne nuk duhet të befasohemi nga pesha dhe rrethanat nën të cilat po mbahet ky kongres, por qytetarët nuk duhet të mashtrohen. Ky kongres do të kërkojë të heqë vëmendjen nga historia e dështuar e z. Rama dhe humbja e tij në 8 maj ku ai mori 141,000 vota më pak se shumica, tha zëdhënësja e PD-së.

Ajo që do të dëgjojmë nesër nga z. Rama, kryetari i cili udhëheq me aftësi të rrallë PS-në nga dështimi në dështim, është paraqitja para delegatëve, të zgjedhur prej tij me gisht, e programit të humbjes së ardhshme të PS-së, tha zëdhënësja e PD-së, Albana Mustafaraj.

Rama ndërkohë ka ironizuar shqetësimin e demokratëve për kongresin e PD-së, me anë të një batute të filmit shqiptar, Pylli i Lirisë.

A sju kujton kjo deklarata nga selia e PD sot për kongresin tonë atë shprehjen: Për ku kështu moj e Kozmait?, shkruan Rama në adresën e vet në Twitter.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›