Greket flene jashte protestuesit Papandreu hajdut
Indinjata e grekëve hyn në ditën e dytë. Mijëra grekë kanë protestuar sipas modelit spanjoll duke bllokuar sheshe të rëndësishme në qytetet kryesore greke. Në qendër të Athinës dhe në Selanik, ata demonstruan kundër masave të rrepta të kursimit që qeveria ka marrë sërish për të shpëtuar vendin nga falimentimi.
Manifestimi u organizua sërish përmes Facebook. Kësaj here, në shehin Syntagma u mblodhën rreth 10 mijë persona të vendosur për ta kaluar natën në sheshin parlamentit. Të rinj e familjarë të cilët kishin marrë fëmijët e tenda me vete quajtën hajdutë zyrtarët qeveritarë, ndërsa kërkuan që të hiqet dorë nga masat më të fundit të kursimit. Nën presionin e vendeve europiane, Greqia filloi dhe privatizimin e pasurisë shtetërore.
Delina Bitraku