E Shtunë, 31 Tetor 2026

Clinton ne Pakistan garanton mbeshtetjen amerikane

Sekretarja Amerikane e Shtetit, Hilary Clinton ndërmerr një vizitë surprizë në Pakistan, e para e një zyrtari të lartë në këtë vend që pas vrasjes së kryeteroristit Osama bin Laden në Abotabad. Sekretarja Amerikane e Shtetit, Hilary Clinton, i ka siguruar liderët e Pakistanit për mbështetjen e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara në një përpjekje të qartë për të ripërtërirë raportet e tensionuara, pas vrasjes së liderit të Al-Kaedës, Osama bin Laden.

Sekretarja Clinton, në këtë vizitë, shoqërohet nga shefi i shtamadhërisë së ushtrisë amerikane, admirali Mike Malen. Në takimin me presidentin Asif Ali Zardari, dhe zyrtarëve të tjerë, Sekretarja Amerikane  konfirmoi “mbështetjen shumë të fuqishme dhe përkushtimin për të punuar me Pakistanin”.

Hilary Clinton dhe Mike Malen, po ashtu, theksuan se Pakistani duhet të tregojë përkushtim përsa i përket çështjeve të sigurisë veçanërisht në luftën kundër terrorizmit e shpartallimin e militantëve që strehohen në Pakistan e sulmojnë forcat amerikane në Afganistan. Vizita e zyrtarëve të lartë amerikanë në Pakistan, mbahet vetëm një ditë, pasi një kamikaze aktivizoi eksplozivin në një kamion afër disa zyrave qeveritare, në pjesën veriperëndimore të këtij vendi, duke vrarë së paku 32 vetë.

Delina Bitraku

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›