E Shtunë, 31 Tetor 2026

Grekët sulmojnë faqen e M. Ekonomisë

Foto ilustruese

Hakerat grekë kanë sulmuar faqen zyrtare të Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës shqiptare si kundërpërgjigje ndaj sulmeve të hakerave shqiptarë kundër faqeve të internetit në Greqi.

Web-faqja e Ministrisë së Ekonomisë shqiptare u sulmua nga hakerat duke publikuar të dhëna konfidenciale në lidhje me adresat e e-mail-it të punonjësve dhe ish-punonjësve.

Edhe pse ky sulm është në vazhdën e përballjeve mes piratëve të internetit, fakti që është arritur të thyhen kodet e sigurisë së Ministrisë së Ekonomisë, mund të cilësohet dhe si një “spiunazh ekonomik”, i kryer nga ana e hakerave grekë.

Sulmi në fjalë është marrë përsipër nga grupi i njohur si “Greek Hacking Scene”, të cilët kanë deklaruar në faqen e tyre në rrjetin social, kryerjen me sukses të këtij sulmi si dhe kanë publikuar të dhënat e vjedhura nga ky sulm.

Greek Hacking Scene” janë përgjegjës dhe për disa sulme të ngjashme të kryera vite më parë, kur ata arritën të merrnin nën kontroll dhe faqen e Ministrisë së Drejtësisë së Shqipërisë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›