Krimi në familje, vëllai vret motrën në Mat

Foto ilustruese
Një krim brenda familjes ka tronditur paraditen e sotme rrethin e Matit.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Mavesht të komunës Ulëz, ku një person ka vrarë me armë zjarri motrën e tij, pas një grindjeje për motive pronësie.
Identiteti i viktimës dhe autorit të krimit nuk janë bërë ende të ditura, ndërsa policia ndodhet në vendngjarje, ku ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të vrasjes. / G.N.