Presidenti i Gjeorgjisë do japë dorëheqjen nëse Rusia tërheq trupat
Presidenti i Gjeorgjisë,

Presidenti i Gjeorgjisë
tha se është i gatshëm të japë dorëheqjen, nëse Rusia i tërheq trupat e saj nga dy rajonet separatiste të Gjeorgjisë.
Zoti Sakashvili, e ka akuzuar Rusinë për përpjekje të zëvendësimit të qeverisë në Tbilisi me një tjetër, e cila do ta legjitimonte atë që ai e cilësoi si okupim të rajoneve Abhazi dhe Oseti Jugore.
Të dy rajonet e kanë shpallur pavarësinë nga Gjeorgjia dhe kjo ishte një arsye për një luftë të shkurtër ndërmjet Gjeorgjisë dhe Rusisë në vitin 2008.
Por këto dy rajone janë njohur vetëm nga Rusia dhe shumë pak vende të tjera.
Abhazia dhe Osetia Jugore varen shumë nga ndihma ushtarake dhe ekonomike e Rusisë.