E Diel, 1 Nëntor 2026

Greket vendosin se si do te votojne ne zgjedhjet e 6 majit

Kete te diele me 6 maj Greqia zhvillon zgjedhjet e pergjitheshme. Pas dy paketave te medha me ndihma financiare ne tre vitet e fundit reputacioni i dy partive te medha tradicionale ne Greqi socialistet dhe konservatoret ka rene. Perllogaritjet tregojne se mbeshtetja per keto parti eshte pergjysmuar krahasuar me zgjedhjet e kaluara. Shume greke shtrojne tani pyetjen nese politika dhe politikanet ne Greqi kane ndonje rendesi.

Ky eshte Gjiri Rethimno i Kretes ne prag te sezonit turistik. Njerezit ketu thone se u kane rezistuar masave te ashpra me mire se sa ne kryeqytet. Sezoni turistik i vitit te kaluar ishte i mire pasi prostestat ne Afriken Veriore i sollen turistet ne Greqi.

Studentet e universitetit po ashtu siguruan mbushjen e bareve ne qytet.

Por ky vit nuk duket i mire. Sipas banoreve turistet gjermane druhen nga fyerjet nderkohe qe turistet amerikane kane frike nga trazirat. Numri i vizitoreve nga keto vende ka rene. Nje menaxher hoteli thote se kjo vere mund te jete katastrofike.

Shume greke fajesojne dy partite kryesore per korrupsion dhe keqmenaxhim si shkakun qe e ka vene Greqine ne kete pozite. Pritet qe keto parti te humbasin gjysmen e vendeve. Zevendes kryetarja socialiste e bashkise ne Rethimno thote se votuesit kane te drejte te jene te zemeruar.

Kam frike se kemi bere shume gabime. Megjithate besoj se do ti korrigjojme. Ne sapo kemi filluar te mesojme nga gabimet dhe kemi forcen per te qene me te fuqishem dhe me te mencur.

Shume te rinje greke si Sifis dhe George ndihen te tradhtuar nga gjenerata e vjeter. Sifis nuk do te votoje. Ai ka humbur besimin ndaj partive kryesore.

Mendoj se duke i thene qeverise se shumica e njerezve nuk do te votojne kjo tregon dicka. Do te beje me shume buje sesa te votosh per partite e vogla.

Stelios ka nje irritim te ngjashem ndaj politikaneve te gjenerates se prinderve te tij por ai do te votoje dhe do te votoje per nje nga partite e vogla.

Abstenimi apo mospjesmarrja ne votime nuk i zgjidh problemet. Je pjese e problemit ndaj duhet te votosh sipas mendimit tim. Nese nuk voton nje perqindje e madhe do te shkoje tek partite e medha.

Zgjedhjet e se dieles do ta cojne Greqine drejt nje situate te re politike. Me shume se 10 partite e vogla qe do te marrin vende ne parlament jane kunder masave shtrenguese te imponuara nga Bashkimi Evropian. Shume duan largimin nga eurozona. Pasoja per bizneset si kjo pasticeri do te jene te renda.

Per greket e ardhmja eshte e pasigurte.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›