Vullnetaret rigjallerojne lumin Los Anxheles

Mijera vullnetare u mblodhen ditet e fundit ne lumin e Los Anxhelesit per nje pastrim vjetor te ujerave te tij. Shume banore e njohin lumin si nje kanal kullues me shtrat betoni. Por eshte duke u bere nje perpjekje e madhe per ta rikthyer ate ne gjendjen e tij natyrore.
Ne keto kanale te mbrojtjes nga permbytjet rrjedh lumi Los Anxheles. Ne pjesen me te madhe te vitit ai eshte i thare por gjate shirave te dimrit lumi rikthehet ne jete i fuqishem. do prill nderkohe qe niveli i ujit bie vullnetare si Sigita Saliklis pastrojne te gjitha mbeturinat qe bllokohen mes bimeve gjate dimrit te kaluar.
Ndoshta 99 per qind e tyre jane qese plastike. Pjesa tjeter jane kavanoze metalike dhe gota plastike.
Por ka edhe objekte me te medha thote vullnetarja Julie Colomes.
Tuba gome pjese bicikletash dysheke si dhe rroba perfshi disa pale pantallona. Pra ka vertet shume gjera dhe une jam e kenaqur qe eshte duke u pastruar.
Kafshet po rikthehen thote Senatori i shtetit te Kalifornise Kevin de Len i cili mbeshtet perpjekjet per riperteritjen e lumit.
Mund te shihen zogjte e bukur qe rrine perreth lumit dhe duket se ata nuk kane nder mend te presin per vendime politikanesh qofte te nivelit lokal shteteror apo federal. Natyra po ringjallet mbi kete beton.
Elemente te lumit krijojne nje sistem pastrues natyror thote Melanie Winter e grupit te mjedisit Projekti per Lumin.
Perberja e tokes bimet.. te gjithe keta elemente ndihmojne mjaft ne pastrimin e ujit dhe perfitimet e ketij procesi vazhdojne per nje kohe te gjate.
Pastrimi i lumit te Los Anxhelesit eshte pjese e nje perpjekjeje kombetare per te zbukuruar Ameriken. Paul Racs eshte koordinatori lokal.
Ne te gjithe vendin ka mijera vullnetare qe po marrin pjese ne pastrimin e mjediseve te perbashketa dhe ne programet e zbukurimit te tyre.
Kjo dite sherbimi vullnetar ne Los Anxheles sjell njerezit se bashku rreth lumit thote themeluesi i grupit Miqte e lumit Los Anxheles Lewis MacAdams.
Keshtu nuk eshte me nje ndares te qytetit por ai behet nje vend grumbullimi sic thote edhe kenga e vjeter Do te takohemi poshte nga lumi.
Keta vullnetare shpresojme ta shnderrojne lumin 80 kilometra te gjate ne nje pjese te rendesishme te peisazhit te Los Anxhelesit ashtu sic ishte pas krijimit te qytetit dy shekuj me pare.