Greku i droges, lihet ne qeli
TIRANE - Kapet me 4 kilograme lende narkotike ne Kakavije, Gjykata e Krimeve te Renda e ka lene dje ne qeli deri ne perfundim te hetimeve te saj grekun Jorgos Papallaqis. Ky i fundit ka mohuar perpara gjykatesit te gatshem qe te ishte pronar i droges qe ishte kapur ne makinen e tij. Per kater ore me radhe mbrojtja dhe akuza kane debatuar ne lidhje me provat qe ekzistojne per te pandehurin Papallaqis. Ai me ane te perkthyesit ka shpjeguar se nuk ka dijeni sesi mund te kete perfunduar droga ne makinen e tij. Avokati i tij mbrojtjes ka hedhur poshte te gjitha procesverbalet qe i ka paraqitur prokuroria, te cilat sipas tij nuk jane te sakta. Sipas mbrojtjes klienti i tij kur eshte marre ne pyetje nga ana e prokurorise nuk i eshte vene ne dispozicion nje perkthyes qe te arrinte te kuptohej ne gjuhen e tij. Ai ka deklaruar se, sapo ishte ndare nga nje grua qe bashkejetonte me te ne Tirane, dhe dyshonte se hashashi ishte futur me paramendim ne makine.