Sherri per nje kasetofon, plumba mbi adoleshentin
TIRANE - Nuk i paguan leket e kasetofonit, bleresi qellon tre here me arme zjarri duke tentuar te vrase personin qe i kishte shitur ate. Ngjarja ka ndodhur dje ne Kamez kur 16-vjecari Dritan Markola eshte perplasur ne rruge me 30-vjecarin Bajram Lusha. Pas takimit te tyre balle per balle kane nisur te debatojne ne lidhje me leket e kasetofonit te makines te cilat 30-vjecari Bajram Lusha, nga fshati Zall- Herr i Tiranes nuk ja kishte kthyer ende 16-vjecarit Dritan Markola, lindur ne Puke e me banim ne Kamze. Burime nga policia e kryeqytetit kane bere ka qene ora 15:30 e drekes kur Markola eshte takuar rastesisht me Lusha. Pas takimit 16-vjecari i ka permendur serish leket e kasetofonit qe i kishte shitur disa dite me pare per makinen e ketij te fundit. Nderkohe qe pagesa ishte lene qe te behej ne ditet ne vazhdim, ashtu edhe sic kishin rene dakord. Por ditet kane kaluar dhe 30-vjecari Lusha nuk ia ka kthyer leket te miturit. Markola i cili duke se ishte lodhur nga pritja e tepert, sapo e ka pare kete te fundit ka vendosur qe t'i kerkoje leket e mallit qe kishte shitur. Por ngulmimi per te marre leket nuk eshte pritur mire nga ana e Lushes i cili ka nxjerre automatikun qe mbante me vete ka qelluar tre here ne drejtim te 16-vjecarit. Fatmiresisht asnje prej plumbave te dale nga arma e zjarrit nuk kane kapur te miturin. Nderkohe qe personat e rastesishem qe e kane qene prezent ne vendin e ngjarjes kane lajmeruar komisariatin numer 5. Nderkohe qe 30-vjecari eshte arratisur menjehere pasi ka qelluar me automatik. Blute pasi kane arritur ne vendin e ngjarjes kane shpallur ne kerkim Lushen. Burime nga policia kane sqaruar se Lusha eshte nje person me precedent penal. Ky i fundit eshte denuar nje vit me pare per vepren penale te " vrasjes se mbetur ne tentative" si dhe "armembajtje pa leje". Burime nga policia sqaruan se pas ngjarjes se ndodhur ne Kamez 16-vjecari eshte shoqeruar ne komisariatin Numer 5 ku edhe eshte marre ne pyetje nga ana e efektivave te policise ky i fundit mesohet se ka shpjeguar te gjithe konfliktin qe ka pasur me 30-vjecarin. Bajram Lusha eshte shpallur ne kerkim policor.
Akuzat ndaj autorit
Burimet zyrtare te policise se kryeqytetit kane bere te ditur dje se kane ngritur dhe akuzat ndaj 30-vjecarit Bajram Lusha. Sipas ketyre burimeve mbi te rendon akuza e "vrasjes se mbetur ne tentative" dhe "armbajtje pa leje", per te cilat ai shpallur ne kerkim nga uniformat blu te kryeqytetit. Nderkohe qe per keto akuza Lusha, rrezikon te denohet deri me 10 vite heqje lirie.
Akuzat ndaj autorit
Burimet zyrtare te policise se kryeqytetit kane bere te ditur dje se kane ngritur dhe akuzat ndaj 30-vjecarit Bajram Lusha. Sipas ketyre burimeve mbi te rendon akuza e "vrasjes se mbetur ne tentative" dhe "armbajtje pa leje", per te cilat ai shpallur ne kerkim nga uniformat blu te kryeqytetit. Nderkohe qe per keto akuza Lusha, rrezikon te denohet deri me 10 vite heqje lirie.