E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sigurimi i jetes, ja sa perfiton

Cdo individ mund te zgjedhe te sigurohet per nje vlere 500 leke deri ne 4,000 leke ne vit dhe vlera maksimale qe perfitohet ne rast aksidenti dhe qe paguhet nga kompanite e sigurimeve ne Shqiperi mund te jete nga 100,000 leke deri ne 1,000,000 leke apo me shume. Ne varesi te kerkesave specifike te klienteve, kompanite e sigurimit qe sigurojne jeten kane dizenjuar dhe ofrojne produkte te kombinuara te aksidenteve me semundjet dhe me shuma te siguruara deri ne 10,000,000 leke apo me shume. Arsyeja me e zakonshme qe dikush ka nevoje te bleje sigurimin e jetes, eshte qe te zevendesoje te ardhurat e humbura kur ai te humbe jeten. Nje perdorim tjeter i sigurimit te jetes eshte qe te paguaje ndonje hua qe i siguruari mund te kete lene pa paguar per shkak te humbjes se jetes ose mbetjes i paafte per pune. Per shembull, hipotekat, kredite per makinat, faturat mjekesore, dhe ndonje pagese qe shpesh lihet pezull kur dikush humbet jeten. Kjo mund te reduktoje burimet per te cilat ka nevoje familja juaj. Sigurimi i jetes mund te perdoret per te paguar keto detyrime duke lene te paprekura pasurite e familjes. Kur dikush humbet jeten, mund te lere disa pasuri te tundshme apo te patundshme. Pasurite e tundshme mund te mos jene te mjaftueshme per te paguar te gjitha detyrimet tuaja, si dhe shpenzimet qe behen per shkak te vdekjes (sic jane funerali apo taksat). Asetet e patundshme mund te shiten ne menyre qe te permbushen keto detyrime. Kjo mund te shkaktoje nje humbje financiare sepse pasurite tuaja do te shiten lire ne menyre qe parate te merren ne kohe sa me te shpejte. Sigurimi i jetes mund te parandaloje keto situata sepse demshperblimet jepen menjehere pas vdekjes se te siguruarit.

Sigurimi i jetes, perfitohet

• Perfitimi per vdekjen natyrore

• Perfitimi per vdekjen Aksidentale

• Perfitimi per paaftesine e perhershme te plote te shkaktuara nga aksidenti

• Perfitimi per paaftesine e perhershme te pjesshme

• Perfitimi per paaftesine e perkohshme te plote

• Perfitimi per paaftesine e perkohshme te pjesshme

• Perfitimi per trajtimin mjekesor jashte shtetit

• Perfitimi per shpenzime mjekesore


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›