E Diel, 1 Nëntor 2026

Greku i vetëvrarë lë shënim: Na duhet një politikan me tope

Share

Një grek i dëshpëruar, babai i dy fëmijëve, vari veten në një pemë në Athinë duke lënë shënim se vendit i duhet një politikan me tope. Elektricisti 61 vjeçar, për çudi, edhe pse kërkonte një politikan me tope, shprehej në shënim se politikani që i duhet vendit duhet të ngjajë me Margaret Thatcher, raporton Daily Mail.

Shënimi u gjet në xhepin e babait të dy fëmijëve, të quajtur Alexandros. Shpresoj që nipat e mi të mos lindin kurrë në Greqi për shkak se tani e tutje ajo nuk do jetë e banuar më nga grekë. Të paktën do dinë një gjuhë të huaj, sepse greqishtja do të zhduket vetëm në rast se del një politikan me tope si Thatcher, që të na rregullojë edhe ne, edhe shtetin, shkroi ai.

I vetëvrari shkroi se ai gjithmonë kishte punuar ashpër, por ishte bërë biznesmen vitet e fundit dhe nuk arriti dot të shlyejë borxhet.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›