E Shtunë, 31 Tetor 2026

Inagurohen në Universitetin e Sporteve fushat e tenisit

Tiranë- Janë inaguruar mesditën e sotme disa fusha tenisi në Universitetin e Sporteve.

Në sajë të bashkëpunimit me Kinën, Bashkia e Tiranës ka arritur të ndërtojë disa ambiente sportive në shërbim të studentëve dhe të rinjve. Të pranishëm gjatë inagurimit ishin Ambasadori i Kinës dhe kreu i Bashkisë, Lulëzim Basha, i cili u shpreh se institucioni që ai drejton ka plane për ndertimin e disa ambienteve të tjera sportive.

E konsideroj sportin një detyrë të Bashkisë së Tiranës. Aktivitete sportive janë zhvilluar edhe më parë, siçështë kampionati i basketbollit ku morën pjesë me qindra të rinj. Këta të rinj sa më tepër të merren me sport, aq më të shëndetshëm dhe të fortë do të jenë. Në ndërtimin e kësaj fushe ne kemi kontribuuar me ndriçimin, ndërsa ambasadori kinez do të merret me mbulimin e saj- deklaroi Basha.

Pas ingurimit të këtyre fushave janë zhvilluar një sërë aktivitetesh sportive, ku janë ndarë dhe disa çmime.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›