Superheroi Green Lantern do të zbulojë se është gay
Share
Ai është një luftëtar intergalaktik. E kemi parë në libra të ilustruar, në filma vizatimorë, por edhe në filmat e Hollivudit. Por tani superheroi Green Lantern feneri jeshil do të shpallë homoseksualitetin e tij. Botuesi DC Comics thotë se në seritë e ardhshme ai do të deklarohet gay dhe do të shfaqë dashurinë e tij për një mashkull. Për herë të parë Green Lantern u shfaq në vitin 1940 në faqet e All American Comics.

