Greku plagosë 28 punëtorë të tij, dy shqiptarë

Në ujdhesën e Peloponezit në pjesën e qytetit Ilia, një pronar i një kompanie ka shtjer me armë në punëtorët e tij duke lënduar rëndë 28 prej tyre.
Siç bëhet e ditur pjesa më e madhe e punëtorëve ishin nga Bangladeshi, ndërsa dy nga ta janë nga Shqipëria.
Konflikti filloj kur punëtorët sezonal të cilët mblidhnin dredhëza tek ky padron kërkuan që ai ti paguaj pagat. Pronari grek ka marrë armën dhe ka shtier në të gjithë punonjësit të cilët ishin të mbledhur pranë pronës së tij.
Identiteti i dy shqiptarëve të lënduar nuk është publikuar. Policia ka arritur të arrestoj dy persona, pronarin e kompanisë dhe kryepunëtorin e tij./Indeksonline/