E Diel, 1 Nëntor 2026

Kosova dhe Serbia përqëndrohen në sistemin e taksave

Frenimi i shmangies fiskale është një sfidë e rëndësishme për autoritetet në Kosovë e Serbi, ku taksat e papaguara po dëmtojnë buxhetet qeveritare dhe po krijojnë hapësirë për konkurrencë të pandershme nëpër shumë tregje. Ekspertët po u kërkojnë qeverive të përmirësojnë institucionet dhe procedurat e mbledhjes së taksave.

Sipas Programit të Zhvillimit të OKB-së, shmangia fiskale në Kosovë është kryesisht një rezultat i dy faktorëve: kostove të larta të përputhjes me rregullat e spërdredhura dhe një ekonomi e madhe jozyrtare që funksionon e sigurtë jashtë sistemit.

Sipas OKB-së, evazioni fiskal përfshin 30 deri 40 përqind të ndërmarrjeve të vendit.

Fatlum Gogiqi, drejtor ekzekutiv i Qendrës së Verdhë të Trajnimit në Prishtinë, tha për SETimesse ka ende një mentalitet të brishtë kur vjen puna te deklarimi vullnetar i taksave dhe se ka personel të papërshtatshëm brenda institucioneve që mbledhin taksat.

"Mosdeklarimi vullnetar i taksave nga bizneset rezulton në një ekonomi të dobët që Kosova e ka tani," tha Gogiqi. "Denoncimi i korrupsionit dhe shmangies fiskale nga shtetasit mundëson zhvillimin e një ekonomie të shëndetshme."

Qëllimi kryesor i qeverisë, tha Gogiqi, duhet të jetë të ndërtojë një sistem taksash mbështetur në respektimin vullnetar, krijimin e besimit publik në objektivitetin, kompetencën dhe ndershmërinë e administratës së taksave.

Ai shtoi se Administrata e Taksave e Kosovës pati një vit të suksesshëm më 2012. U fut një sistem fiskalizimi, duke përfshirë instalimin e rregjistrave fiskale me para në dorë në bizneset që mbledhësit e taksave të mbikqyrin të ardhurat. Vendi shtoi gjithashtu disa shërbime kohë-kursyese për taksapaguesit.

Në Serbi, zyrtarët po përpiqen gjithashtu të lehtësojnë sistemin për taksapaguesit. Ligjet që synonin në rritjen e pagesave të taksave kanë ulur ndjeshëm ngarkesën financiare për bizneset, në vend të prodhimit të të ardhurave nga TVSH, taksat e akcizave dhe taksat mbi fitimin.

"Ligji mbi shfuqizimin e e disa detyrimeve para-fiskale hyri në fuqi në shtator 2012, ndërsa taksa mbi fitimin u rrit nga 10 përqind në 15 përqind në janar," tha për SETimesDezhan Stojanoviç, zëvendës/drejtor i Administratës së Taksave të Serbisë.

Një ligj mbi shlyerjen me kusht të të interesit dhe borxhit të taksave u jep bizneseve deri dy vjet mosveprim të borxhit të taksave, por me detyrimin për të bërë pagesat e rregullta të taksave të tanishme.

"Në këtë mënyrë, taksapaguesit ... lirohen nga ana fiskale ndërsa administrata e taksave është në gjendje të këmbëngulë në pagesat e rregullta më 2013 e 2014 si dhe të marë masa të mbledhjes së detyruar në gjendjet e mungesës së besimit," tha Stojanoviçi.

Ndonëse ka disa përpjekje të administratës së taksave për të rritur të ardhurat e buxhetit, disa mbeten të pakënaqur.

Sasha Raduloviç, pronare e ndërmarrjes këshilluese ekonomike EMarket, tha se Serbia mbledh çdo vit 5 miliardë euro nëpërmjet taksave mbi konsumin dhe 4.5 miliardë euro nëpërmjet taksave të të ardhurave. Shmangia fiskale ndodh në të dyja fushat, por kontrollet më të forta janë ndihmuese vetëm kur vjen puna te taksat e konsumit.

"Me qëllim që të kontrollohet shmangia e taksave të të ardhurave [si sigurimi shoqëror për punonjësit] është e nevojshme të kapen punonjësit që punojnë në vende pune të parregjistruara dhe të gjenden dëshmi e rrëfim se marrin para pa paguar taksat., Askush nuk do të flasë për këtë. Në qoftë se dikush e bën, ata humbasin punën ose kompania do të mbyllet," tha Raduloviçi.

"Serbisë i duhet reforma e sistemit të taksave," vazhdoi Raduloviçi. "Pa këtë reformë, të gjitha përpjekjet për përmirësimin e mbledhjes së taksave të të ardhurave do të jenë të vdekura. Taksa të paarsyeshme nuk mund të ngarkohen. Të presësh nga dikush që merr 300 euro t'i japë shtetit 120 është e paarsyeshme."

Ekonomisti serb Branko Dragas tha se zgjidhja për mbledhje më të mirë të taksave është të ulet niveli i taksave. "Me qëllim që të stabilizohet sistemi dhe të ketë mbledhje më të mirë të taksave, shteti duhet të ulë normat e tanishme të taksave. Çelësi është: nivele më të ulëta, pagesë më të mirë."

Si mundet Kosova dhe Serbia të reformojnë ligjet e tyre të taksave? Shtoju diskutimit duke bërë një koment më poshtë. /Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›