E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqi- Nafta në Jon, kompanitë paraqesin ofertat

Athinë- Greqia duket se po e sheh naftën si të vetmen mënyrë për largimin nga kriza ekonomike.

8 kompani kanë dorëzuar sot projektet dhe ofertat në Ministrinë greke të Energjisë, për vëzhgimet që do të kryhen në ishullin e Kretës dhe në ujrat e detit Jon.

Kompanitë janë europiane dhe amerikane dhe kompania fituese do të vlerësohet nga kushtet ekonomike dhe avantazhet që secila prej tyre ofron.

Vlerësimi do të bëhet në prill, dhe sipas mediave greke ka shumë shanse që në detin Jon të ketë rezerva nafte, por kjo do të vërtetohet kur të bëhen shpimet.

Sipas ministrisë deri në fund të këtij viti do të zbulohet se ku ka rezerva gazi dhe nafte. Gjithashtu bëhet e ditur se kostoja e studimeve do të mbulohet nga ministria dhe kapin vlerën e 70 milionë eurove.

Shkrime të tjera me interes:

  1. Nafta në Jon, Greqia hap zyrtarisht tenderin Greqi- Tenderi ndërkombëtar për fillimin e punës për kërkimin e...
  2. Ndotja në Zelandën e Re, nxirret nafta nga anija Zelandë e Re- Ekipet e shpëtimit kanë mundur që të...
  3. Jon Bon Jovi hap restorant për njerëzit e varfër Jon Bon Jovi nuk ngurron që herë pas here të...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›