Prishtinë-Beograd, Stefanoviç: Ska marrëveshje para zgjedhjeve
Prishtinë- Kryetari i ekipit negociator serb në Kosovë, Borisllav Stefanoviç, ka deklaruar se djalogu mes Prishtinës dhe Beogradit nuk mund të bëhet para zgjedhjeve në Serbi.
Dialog mes Prishtinës dhe Beogradit nuk do të ketë, derisa nuk do përfundojnë zgjedhjet tona parlamentare dhe është mirë që po ndodh kështu, sepse duhet të vijë një qeveri e re, me energji dhe kapacitete të reja, që mund të hyjë në këtë sfidë të vështirë, – ka thënë Stefanovic.
Më tej ai është shprehur se marrëveshjet në lidhje me çështjet energjetike, lirinë e lëvizjes së KFOR-it, telekomunikimin, dhe EULEX-it, do të jenë të rëndësishme për nisien e negociatave.
Gjithashtu ai është shprehur se nuk janë vendosur kufijtë me Kosovën dhe se Serbia nuk e ka dhënë Kosovën.
Ndërkohë që në 24 shkurt Serbia arriti një marrëveshje me Kosovën, ku kjo e fundit mund të përfaqësohet vetë në rajon.
Shkrime të tjera me interes:
- Energjia dhe telekomunikacioni, Prishtinë-Beograd ende pa një marrëveshje Prishtinë- Çështjet e energjitikës dhe telekomunikacionit vazhdojnë të mbetën pa një...
- Rinis dialogu Prishtinë-Beograd, Stefanoviç: Kosova, sipas 12 44 Bruksel- Për shkak të një vonese ajrore bisedimet Kosovë-Serbi të...
- Prishtinë-Beograd, sot rinisin bisedimet Raundi i 8-të i bisedimëve mes Kosovës dhe Serbisë, me...