Greqi, 2 shqiptarë tentojnë arratisjen nga burgu
DHOMOKOS- Dy shqiptarë kanë tentuar të arratisen nga burgu i Dhomokos në Greqi, duke vënë në pikëpyetje sigurinë e burgjeve atje.
Sipas informacioneve paraprake, dy të burgosurit janë përpjekur të largohen, pak pas mesnate, duke shfrytëzuar edhe moTin e keq.
Dy shqiptarët, njëri 29, vjeç dhe tjetri 24, vjeç, kanë mundur të dalin deri në oborrin e burgut, por në momentin e kalimit të gardhiT ata janë bllokuar nga rojet e sigurisë.
29- vjeçari shqiptar po vuan në këtë burg një dënim të përjetshëm për trafik droge dhe disa vepra të tjera penale, ndërsa 24- vjeçari është dënuar me 15 vjet heqje lirie për vjedhje.