Sa e vështirë përballja në rrjetet sociale: Në faqen e Berishës në FB vërshojnë sharjet
Nuk është e lehtë që të hysh në rrjetet sociale, ku do përballesh direkt me njerëzit që të votojnë.
Kështu ka ndodhur me kryeministrin Sali Berisha, që ka hapur një faqe në rrjetin social Facebook, por e ka bërë administratorin e saj me dhimbje koke, pasi i duhet të shpenzojë të gjithë kohën duke fshirë lumin e komenteve negative në vend të tij.
Situata është bërë qesharake, pasi janë fshirë komentet negative në drejtim të Berishës, por kanë mbetur replikat nga njerëzit që e mbrojnë.
Ende nuk dihet se kush e mirëmban këtë faqe dhe si paguhen.
Ndërkohë kryeministri ka deklaruar se do e përditësojë vete faqen.
Thuajse në çdo mbledhje qeverie, Sali Berisha e sulmonte kreun e opozitës, Edi Rama, se ka hyrë në rrjetet sociale.