E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqi 2 telefonataper bombe vene nealarm policine

ATHINE-Dy telefonata per bombe ne Athine e Selanik kane shkaktuar panik ne radhet e qytetareve dhe te policise helene.

Keshtu nje telefonate anonime per bombe ne Gjykaten e Selanikut ka rezultuar falso. Police te sektorit te caktivizimit te lendeve plasese se bashku kane mberritur menjehere ne vendgjarje dhe kane evakuar godinen. Ata kane kryer kerkime ne cdo pjese te saj por pa gjetur asnje objekt dyshues.
Telefonata per bombe u be rreth ores 1200 ne zyrat e televizionit ALTER ne Athine qe paralajmeroi per vendosje te bombes ne Gjykaten e selanikut. Rreth ores 13.15 me oren greke gjykata filloi punen normalisht.
Nderkohe nje telefonate anonime eshte bere po sot ne mesdite ne zyrat e gazetes Ethnos per bombe ne bursen e Athines. Zona eshte rrethuar nga forcat e policise te cilat kane evakuar ndertesen por nuk kane gjetur asnje objekt dyshues. Telefonata te tilla anonime per vendosje bombash ne institucione publike ne Greqi jane kthyer tashme ne nje fenomen mjaft te shpeshte duke shkaktuar panik tek qytetaret.

d.b/BalkanWeb

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›