Atentati ndaj kreut të ndërtimores, Ardit Kaja: Drejtësia të veprojë
TIRANE-Kryeinspektori i Inspektoratit Ndërtimor të Tiranës, Ardit Kaja, i cili vijon të jetë i shtruar në Spitalin Ushtarak pas nje tentative te djeshme per ta vrare nga persona te panjohur, gjatë një bisede telefonike për Gazetën Shqiptare ka deklaruar se për atentatin që iu bë paraditen e së hënës nuk vë gishtin mbi askënd. Sipas Kajes është drejtësia ajo që duhet të thotë fjalën e fundit.
Kaja thekson se kane qene persona mbi nje motor qe qelluan drejt makines. “Isha në makinë, ndodheshim në qendër, midis ministrive, duke u afruar pranë Bashkisë. Po lëviznim me ngadalë për shkak të trafikut, kur befas një motor doli përpara dhe qëlluan drejt makinës. Gazeta Shqiptare publikon sot intervisten e plote me kryeinpsktorin Kaja.
Kryeinspektori i Inspektoratit Ndërti mor të Bashkisë së Tiranës, Ardit Kaja u plagos paraditen e djeshme me armë zjarri nga 2 persona ende të paidentifikuar. Rreth orës 09.30 kur ishte në qendër të kryeqytetit, Kaja, sipas policisë, u qëllua me armë pistolete tip ‘silenciator’ nga dy persona të maskuar me motor, të cilët janë larguar menjëherë nga vendngjarja. Kaja ndodhet ne Spitalin Ushtarak jashte rrezikut per jeten.
(d.b/BalkanWeb)
Lidhje te tjera Plagoset kryeinspektori i Tiranës, Rama: Dhuna nga partia e posterave