E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqi, 25 të plagosur nga manifestimet

Policia greke bëri me dije pasditen e sotme një bilanc të parë të manifestimeve të ndodhura në qendër të Athinës, të cilat u transformuan në një fushë beteje e aksioni i të rinjve.
Aktualisht sipas policisë helene thuhet se 15 janë të plagosurit në radhët e policëve dhe 10 në radhët e manifestuesve.
Ndërkaq janë shoqëruar në polici 15 vetë dhe janë arrestuar 10.
Një grup i rinjsh të mbuluar me kapuç i vuri zjarrin një ndërtese në qendër të Athinës në rrugën Akademias, pak metra larg sheshit Syntagma.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›