E Diel, 1 Nëntor 2026

Zonja Obama ne ndihme te punesimit te familjeve veterane te luftes

Zonja e Pare e Shteteve te Bashkuara Michelle Obama beri te njohur se nje grup firmash te njohura amerikane jane zotuar te punesojne 25 mije veterane dhe bashkeshortet e tyre gjate dy vjeteve te ardhshem.

Zonja Obama foli sot para nje grupi ushtarakesh ne Hampton te Virginias ndersa shoqeronte bashkeshortin e saj Presidentin Barak Obma ne diten e fundit te turneut 3-ditor me autobuz gjate cilit ai synonoi te siguronte mbeshtetje per planin e tij per krijimin e vendeve te punes me vleren e 447 miliarde dollareve.

Nisma qe beri sot te njohur zonja Obama e organizuar nga Shoqata Amerikane e Logjistikes synon te ndihmoje veteranet e luftes te gjejne pune pasi perfundojne sherbimin ushtarak ne nje kohe kur papunesia ne SHBA eshte ne shifren rreth 9 per qind.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›