E Shtunë, 31 Tetor 2026

Basha: Bashkia e Tiranës do të ndihmojë Misionaret e Nënë Terezës

tetë vjetorin e lumturimit të Nënë Terezës, Kryetari i Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha zhvilloi një vizitë në një nga shtëpitë e hapura në kryeqytet nga Urdhri i Misionareve të Nënë Terezës. Kjo ditë përkon dhe me 20 vjetorin e nisjes së punës së motrave të Nënë Terezës në Shqipëri. Basha e ka konsideruar frymëzim për gjithë njerëzimin veprën e bamirëses me origjinë shqiptare, Gonxhe Bojaxhi. Duke sjellë në vëmendje vizitën e tij në Kalkutë në vitin 2008, Basha tha se misioni i Nënë Terezës, roli dhe kontributi që po japin sot në mbarë botën misionaret e saj, është i jashtëzakonshëm dhe motiv i fortë për çdo njeri për të përcjelle sa më shumë dashuri tek ata që janë të sëmurë, të moshuar, femijë apo në pamundësi ekonomike. Basha ka vizituar shtëpinë e Misionareve të Nënë Terezës ku u jepet ndihmë dhe strehim 40 të moshuarave të braktisuara apo me aftësi të kufizuara si dhe është njohur me punën që Misionaret bëjnë në këtë qendër dhe në 5 qendrat e tjera në mbarë vendin. Kryebashkiaku shprehu angazhimin dhe gadishmërinë e Bashkisë së Tiranës për të bashkëpunuar me urdhrin e Misionareve të Nënë Terezës e cila ka dy shtëpi të hapura në Tiranë. Bashkia e Tiranës do të angazhojë ndihma dhe fonde për këto shtëpi bamiresie në mënyrë që të moshuarit, personat me aftësi të kufizuara dhe ata që nuk kanë një strehë apo janë në gjendje të vështirë ekonomike të kenë edhe një vend më shumë për t`iu ardhur në ndihmë. Misionaret duke shprehur mirënjohjen për këtë angazhim të zotit Basha, shprehën vendosmërinë e tyre për të bërë çdo gjë që të mund të lehtësojnë sa më shumë jetën e personave në nevojë apo të braktisur.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›