Greqi, në treg 30 000 litra raki e rrezikshme nga Shqipëria e Bullgaria
30 000 litra raki e rrezikshme për shëndetin janë importuar në Greqi, nga Shqipëria dhe Bullgaria dhe shiten në tregun grek, si raki e vendit.
Këtë e ka bërë të ditur Autoriteti Shëndetësor grek, i cili sqaron se kjo sasi e madhe rakie është e dëmshme për shëndetin, për shkak të mungesës së higjenës në prodhim dhe ambalazhim.
Gjithashtu sipas autoritetit shëndetësor, rakia e importuar është prodhuar jo nga rrush i përzgjedhur, por i kalbur dhe shumë i pjekur. Kjo bën që rakia të mbartë një numër të madh substancash toksike, deri tek metanoli që shkakton verbimin.
Përbërja shtrëmbërohet me sheqer ose melasë, gjë që nxjerr një produkt të falsifikuar.
Dhe së fundi, rakia e prodhuar është ambalazhuar në shishe plastike, gjë që është e dënuar me ligj.
Autoriteti shëndetësor i bën thirrje shtetit grek të ushtrojë kontrolle më të rrepta për të ruajtur shëndetin e konsumatorëve. Autoriteti shëndetësor thekson se shteti grek duke lejuar tregtimin e kësaj rakie përveçse humbet miliona euro nga taksat, vë në rrezik edhe shëndetin e qytetarëve.
Një litër raki në Greqi shitet për 5.5 euro.